LAJMI I FUNDIT:

Fuqizimi i femrës faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

Fuqizimi i femrës faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

Drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), janë takuar sot me deputeten e AAK-së Donika Kadaj Bujupi.

OAK ka përshëndetur iniciativën e deputetes Kadaj- Bujupi për projektrezolutën për shtesat e fëmijëve, me ç’rast e ftoi për të diskutuar më hollësisht për këtë çështje dhe pushimin e lehonisë, që konsiderohet si çështje me interes për mbarë shoqërinë.

Anëtari i bordit Hysni Zogaj theksoi që përveç faktit se projektrezoluta për shtesat e fëmijëve është një iniciativë shumë e mirë dhe e nevojshme për të stimuluar fëmijët e moshave 0-16 vjeç, “OAK ka punuar shumë edhe në ndryshimin e ligjit të punës, përkatësisht nenin 49 që rregullon pushimin e lehonisë”, thuhet në komunikatën e Odës së Afarizmit.

Bujupi theksoi rëndësinë që ka aplikimi i shtesave të fëmijëve, duke filluar me nga 10 euro në muaj për fillim për fëmijë, e pastaj në të ardhmen rritjen edhe më shumë, për faktin se kemi arritur në një fazë ku kujdes i veçantë duhet të i kushtohet edhe politikave sociale dhe faktit se në vendet e rajonit shtesat e fëmijëve dhe stimulimet e tjera janë të aplikueshme.

Bujupi theksoi gjithashtu se kanë bërë hulumtim lidhur me koston e këtij propozimi dhe përfshinë rreth 80 milionë euro nga buxheti shtetëror, kosto kjo e cila është e përballueshme për përballueshme për faktin se investimet kapitale në infrastrukturë janë pothuajse drejt finalizimit. /Telegrafi/