LAJMI I FUNDIT:

Fundosja e Titanikut: Rrëfimi për gruan që i mbijetoi fundosjes, falë gënjeshtrës dhe bukurisë! (Foto)

Fundosja e Titanikut: Rrëfimi për gruan që i mbijetoi fundosjes, falë gënjeshtrës dhe bukurisë! (Foto)

Në prill 1912, anija Titanik u mbyt pasi goditi një ajsberg të madh, ku si pasojë gjeten vdekjen 1.500 persona.

Megjithatë, pasagjerja që mbante biletën me numër 35851, nga klasa e tretë, e cila hipi në anije për të arritur në New York, ishte një nga të mbijetuarat e sajë – duke gënjyer, transmeton Telegrafi.


k2

Katie Gilnagh (1894 -1971), e cila vinte nga Irlanda, mezi arriti në kuvertën e sipërme ku njerëzit donin të largoheshin nga anija. Kur më në fund arriti të kapte një nga ato barka, në numrin e 16, i thanë se ajo ishte e plotë.

Ajo filloi të thërriste me zë të lartë, kur e pa se nuk kishte asnjë mundësi tjetër për të shpëtuar nga anija që ishte ngadalë fundosje.

Duke qarë ajo iu tha: “Por unë dua të shkoj së bashku me motrën time!”. Marinari në anije, megjithatë, pati mëshirë dhe e ndihmoi atë të hipte.

“Perëndia më faltë se kam gënjyer”, ka thënë Katie për “New York Daily News” në 15 vjetorin e fundosjes fatkeqe.

Katie ka pasur me të vërtetë një motër, por jo në barkë, por në Nju Jork, për ku ajo po udhëtonte.

k4

Përveç gënjeshtrës, Katies, për mbijetesë i ndihmoi edhe bukuria e saj, transmeton Telegrafi. Në dy raste, njerëzit e ndihmuan atë që të hipte në kuvertë, edhe për shkak të bukurisë së saj.

Në bord ka pasur shumë njerëz që kërkuan ndihmë dhe të cilëve jo se iu kushtua shumë vëmendje, për shkak se shumica e kishin hallin e vetë.

Por, papritmas, asaj iu afrua një djalë i ri i cili duke e mbajtur mbi supet e tij e ka ndihmuar atë që të ngjitet në nivelin tjetër, nga edhe do të hipte në një varkë shpëtimi.

Katie, pas Titanikut ka udhëtuar me anije vetëm edhe një herë deri në fund të jetës së saj, dhe këtë në 15 vjetorin e fundosjes së famshme. Ajo vdiq në vitin 1971 në moshën 76 vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Evropa
Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Irani thotë se do të ndryshojë doktrinën bërthamore dhe të ndërtojë bomba nëse ekzistenca e këtij vendi kërcënohet

Irani thotë se do të ndryshojë doktrinën bërthamore dhe të ndërtojë bomba nëse ekzistenca e këtij vendi kërcënohet

Azia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori