LAJMI I FUNDIT:

“Fundjava par TVSH”: Shteti do t’u kthehej TVSH-në 15 ditë pas skanimit të faturave

“Fundjava par TVSH”: Shteti do t’u kthehej TVSH-në 15 ditë pas skanimit të faturave

Shteti do të kthejë të gjithë TVSH-në që keni paguar gjatë “Fundjavës pa TVSH” të zgjatur brenda 15 ditëve nga skanimi i faturave. Nga ana tjetër, të gjitha faturat që ju do të grumbulloni në ato tre ditë kanë një afat për t’u skanuar vetëm tre ditë pas lëshimit të faturës. Kjo është pjesë e ndryshimeve në Ligjin për kthimin e pjesës së tatimit të shtuar për personat fizik e cila është paraqitur në Kuvend. Pika për miratimin e tyre me procedurë përmbledhëse tashmë është futur në rendin e ditës për seancën e sotme. Deputetët duhet të votojnë për të deri të premten, sepse “Fundjava pa TVSH” fillon të shtunën, domethënë do të zgjasë në 10, 11 dhe 12 Tetor (e shtunë, e diel dhe e Hënë).

Sipas dispozitave, nëse bleni diçka të shtunën, 10 tetor, keni tre ditë kohë për të skanuar llogarinë, domethënë jo më vonë se 13 tetor. Paratë për këtë qarkullim nga tatimi do t’ju kthehen brenda 15 ditëve në llogarinë tuaj personale ose më së voni deri më 28 tetor.


Përndryshe, qytetarët kanë të drejtë për kthim të TVSH-së vetëm deri në 30.000 denarë të shpenzuara për person. Duhet të bleni produkte dhe shërbime të Maqedonisë, ose pajisjet kompjuterike. Për produktet e tjera të njëjtat rregulla mbeten si më parë./Telegrafi/