Rep-artisti i njohur, Fuego, është njëri nga talentet që për një kohë të shkurtër ka arritur të hyjë në estradën shqiptare.

Që nga paraqitja e tij e parë, ka treguar se ka aftësi në interpretimin e zhanrit hip-hop, por edhe në shkrimin e teksteve.


Gjatë qëndrimit në një nga labelet muzikore, Fuego ka qenë tekstshkrues i shumë emrave të njohur të industrisë muzikore.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë projektin e radhës “Ndrroje thasin”.

Në po të njëjtin postim, reperi është shfaqur i rrethuar me persona të maskuar, teksa zbulon edhe disa fraza nga projekti.

“Kta Sjon Kta” mbetet projekti i fundit i tij, që deri më tani ka arritur gjysmë milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/