FSSHRMV: Presim që javën tjetër të fillojë pagesa e pagave për punonjësit shëndetësor
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) në RMV njofton opinionin se në koordinim me institucionet shëndetësore publike, dokumentacioni i nevojshëm për pagesë të pagave pritet të përfundojë deri të hënën, me qëllim pagesë sa më të shpejtë të pagave të punonjësve shëndetësor.
Nga FSSH thonë se nëse të gjitha ISHP-të e respektojnë këtë afat, në pajtim me protokollin për pagesë të pagave, pagesa pritet të bëhet javën e ardhshme.
“Me këtë rast, Fondi i falënderon të gjithë punonjësit shëndetësor për durimin dhe apelon për bashkëpunim të mëtejmë, duke pasur parasysh se ekipet teknike po punojnë çdo ditë. Opinionin e sigurojmë se po i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e disponueshme dhe njohuritë e të gjithë ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm të IT-së, për të cilët ka mundësi juridike, ndërsa me zgjidhjet e përkohshme që Fondi i operon në afat të shkurtë, tejkalohen një pjesë e problemeve, në veçanti mundësohet funksionimi i sistemit në kushte të sulmit kibernetik”.
“Me këtë rast do të donim ta shfrytëzojmë mundësinë përsëri të konfirmojmë se analiza e ekipeve të ekspertëve teknik përcaktoi se gjatë sulmit kibernetik nuk ka dalje të dhënash jashtë bazave të Fondit. Njëkohësisht theksojmë se, lidhur me pagesën e pushimit mjekësor, pushimit të lehonisë dhe refundimit, me vënien e sistemit në funksion të plotë do të paguhen të gjitha obligimet e FSSH-së drejt të siguruarve, por edhe drejt institucioneve shëndetësore”, thonë nga Fondi.
Gjithashtu theksojnë se njësitë rajonale të Fondit funksionojnë në përputhje me rekomandimet dhe në vazhdimësi i pranojnë kërkesat, ndërsa kontrollorët e FSSHRMV-së tashmë fillojnë me kontrolle në terren lidhur me zbatimin e të gjitha udhëzimeve të ndara dhe drejtime për punë.
“Të gjithë të siguruarit pa ndonjë pengesë mund të drejtohen tek njësitë rajonale të cilat janë në dispozicion edhe me numrat e telefonit të publikuara në linjat publike për informacione për të siguruarit, dhe të marrin informacione lidhur me të gjitha aktvendimet që janë të harmonizuara me mjekët amë dhe përmes së cilëve të siguruarit mund ta realizojnë kujdesin shëndetësor”.
“Fondi në kohë dhe në vazhdimësi do ta informojë opinionin për të gjitha informacionet e reja të përcaktuara që janë me interes të qytetarëve”, thonë nga Fondi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Superoperacioni i SPAK, Meta: Propagandë nën diktatin e Edi Ramës! Të bëhej para 14 majit
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare