FSSHK-Kurtit: I keni dy rrugë, ose i vazhdoni shtesat për punëtorët shëndetësor, ose e shpallni pandeminë të përfunduar
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që shtesat në paga për punëtorët e shëndetësisë të vazhdohen për të gjithë punëtorët shëndetësor deri në përfundim të pandemisë.
Përmes një kërkese e cila është ndarë edhe me medie, FSSHK ka bërë të ditur se këtë kërkesë janë detyruar ta ndajnë publikisht pas dhjetëra kërkesave të dërguara për të cilat nuk kanë marrë përgjigje.
“Kërkojmë nga Ju bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës që të ju vazhdon shtesat në pagë për punëtorët shëndetësorë deri në fund të Pandemisë apo aprovimit të Ligjit të Pagave”, thuhet në kërkesën e tyre.
Siç shkruajnë ata, kërkesa është bërë publike pasi nuk kanë marrë përgjigje as nga Presidentja, as nga ministrat e as nga Komisioni Parlamentar në kërkesat që kanë bërë më herët.
“Jemi të detyruar të bëjmë publike këtë kërkesë pas dhjetëra shkresave që ja kemi adresuar: Presidentes të Republikës së Kosovës, Zyrës së Kryeministrit, Ministrave përkatës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Deputetëve që përfaqësojnë komunitetin shëndetësor në Parlamentin e Republikës së Kosovës, por nuk kemi marrë përgjigje”, thuhet në këtë kërkesë.
Ata shprehen se kryeministri i Kosovës, ose duhet të zbatojë ligjin në fjalë, ose ta shpallë pandeminë të përfunduar.
“I nderuar Zoti Kryeministër i keni dy rrugë o ta zbatoni këtë ligj dhe të paguan shtesat konform tij, ose ta anuloni këtë ligj dhe ta shpallni Pandeminë e përfunduar në Kosovë”, thuhet në kërkesë.
Po ashtu, ata kanë shtuar, “Zoti Kryeministër po ju rikujtojmë se mbi gjysma e punëtorëve shëndetësor kanë qenë të infektuar lehtë apo rënd me Covid -19 dhe kemi dhjetëra vdekje të kolegëve tanë, andaj konsiderojmë se të paktën të merrni një vendim i cili mbron integritetin dhe dinjitetin e punëtorëve shëndetësor të cilit kanë kaluar nëpër sfida të rënda për pasojat e se cilës ende nuk dihen se cilat do të jenë dinë. Zoti Kryeministër është koha të reflektoni”, thuhet në kërkesë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur