LAJMI I FUNDIT:

FSSHK kërkon nga Qeveria ta procedojë sa më shpejt në Kuvend projektligjin për pagat

FSSHK kërkon nga Qeveria ta procedojë sa më shpejt në Kuvend projektligjin për pagat

Kryesia e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 06.07.2018, ka diskutuar për Projektligjin mbi Pagat gjegjësisht për rangimet në tabelën e koeficientëve arriti në këto konkluzione:

1. “Punëtorët shëndetësor të kenë vend meritor në shoqëri(në rangimintabelar)sipas përgatitjes shkollore, kohëzgjatjes së përgatitjes profesionale dhe përgjegjësisë në punë.


2. Ju përkujtojmë që punëtorët shëndetësor për çdo ditë po përgatiten për migrim jashtë vendit, jo pse nuk e duan profesionin, jo pse nuk duan ti shërbejnë popullit të vet, por janë lodhur nga trajtimet inferior të deritanishme.

3. Në mënyrë kategorike e kundërshtojmë kategorizimin dhe për këtë ditët në vijim pos bisedimeve do të marrim qëndrim edhe për masat radikale sindikale.

4. Apelojmë tek të gjithë faktorët relevant qofshin politik apo jo politik që të mos bëjnë pazare në kurriz të punëtorëve shëndetësor sepse është koha e fundit që 20 vite pas çlirimit ta marrin vendin e merituar në shoqëri.

5. Kërkojmë që sa më shpejt Qeveria të procedojë projektligjin për miratim në Kuvend,

6. Në vazhdën e këtyre kërkesave Kryesia e FSSHK-së kërkon takim urgjent me Ministrin e Shëndetësisë për harmonizimin e qëndrimeve dhe propozimeve në raport me Projektligjin e propozuar.”, thuhet në njoftim.

Në fund edhe njëherë duke qenë sa më korrekt me plotë përgjegjësi e themi se FSSHK-së në të gjitha etapat e ka treguar vullnetin për ruajtjen e paqes sociale në Republikës së Kosovës, mirëpo në këtë momentum për ne është plotësisht e papranueshme kategorizimi i punëtorëve shëndetësor dhe vendi i tyre në shoqëri propozuar nga sponzorizuesit e këtij Projektligji.

Për këtë arsye shpresojmë që kjo të zgjidhet me anë të dialogut dhe jo me masa të tjera sindikale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori