LAJMI I FUNDIT:

FSSHK kërkon nga kryeministri Kurti të përdoren edhe 11 mijë vaksinat e ofruara nga kryeministri Edi Rama

FSSHK kërkon nga kryeministri Kurti të përdoren edhe 11 mijë vaksinat e ofruara nga kryeministri Edi Rama

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përshëndeti fillimin e vaksinimit kundër COVID-19 në Republikën e Kosovës të siguruar përmes mekanizimit COVAX i OBSH-së përmes UNICEF programi për Kosovë.

FSSHK falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për vaksinimin e 500 punonjësve shëndetësor gjë e cila hapi një kapitull të rëndësishëm drejt luftës me Pandeminë COVID-19.


“Duke qenë vigjilente në përcjelljen e situatës dhe kërkesës që vaksinimi të bëhet në mënyrë sa më masovike, FSSHK, kërkon nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti që të shfrytëzoj rastin  të përdor edhe 11,000 vaksina të ofruara nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Rama për punonjësit shëndetësor”, thuhet në njoftim.

FSSHK falënderon 500 punonjësit shëndetësor të cilët u vaksinuan në Kukës si qytetarë të parë të Republikës së Kosovës.

“Ata u treguan dy herë heronj duke thyer teoritë konspirative mbi vaksinën dhe sensibilizuan të tjerët që të vazhdojnë me vaksinim. Në fund urojmë dhe kërkojmë që Kosova të fillojë vaksinimin masiv të qytetarëve duke siguruar blerjen e vaksinave të licencuara në treg e mos të varemi vetëm  nga donacionet”.