LAJMI I FUNDIT:

FSSHK-ja thotë se punëtorët shëndetësor në Kosovë nuk janë të mbrojtur në masën e duhur nga coronavirusi

FSSHK-ja thotë se punëtorët shëndetësor në Kosovë nuk janë të mbrojtur në masën e duhur nga coronavirusi
Foto: Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, ka bërë thirrje publike për Komisionin e posaçëm për parandalimin e coronavirusit (COVID-19).

Sipas tyre, punëtorët shëndetësor nuk janë të mbrojtur në masën e duhur me qëllim të parandalimit të këtij infeksioni.

Ata thonë se këto informata u kanë ardhur nga terreni, kurse janë shprehur të gatshëm që të japin kontributin e tyre.

“Duke u nisur nga fakti që jemi munduar të kontaktojmë me ju për të ju shprehur brengat e punëtorve shëndetësor po mundohemi të japim kontributin tonë në mënyrë që të ju paralajmërojmë edhe njëherë:“Punëtorët shëndetësor nuk janë të mbrojtur në masën e duhur me qëllim të parandalimit të këtij infeksioni(këto informatat vijnë nga terreni)””, thuhet në komunikatën e FSSHK-së.

Ata thonë se duhet t merren masat parandaluese më qëllim të mbrojtjes së punëtorëve.

“Të nderuar anëtarë të Komisionit ju lutemi të merrni masa parandaluese me qëllim të mbrojtjes së punëtorëve shëndetësor aty ku mund të kemi probleme nga stafi teknik apo sanitar e deri tek profesionistët shëndetësor. Ju lutemi,ju lutemi,ju lutemi, mbroni punëtorët shëndetësor dhe stafin mbështetës që ta luftojmë këtë Pandemi. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është në gjendje gatishmërie 24 orë që të marrim urdhëra nga Ju”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori