LAJMI I FUNDIT:

FSSHK dënon sulmin me thikë ndaj mjekut në Ferizaj

FSSHK dënon sulmin me thikë ndaj mjekut në Ferizaj

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar pasi ditën e shtunë një mjek është therur me thikë në Spitalin e Ferizajt.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate për media thotë se është mëse e shqetësuar me sulmin ndaj mjekut në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.


FSSHK thotë se “është jashtëzakonisht e indinjuar me rastin i cili ka ndodhur gjatë vikendit ndaj mjekut kujdestar pranë Spitalit në Ferizaj dhe njëherit falënderuese ndaj organeve të rendit për reagim të shpejtë ndaj kryerësit të këtij akti”.

“Jo më kot FSSHK këto sulme të vazhdueshme gjithandej vendit i cilëson si fenomen i kthyer në përditshmëri, kjo si rezultat i mos reagimit institucional për sulmet e tilla por edhe marrjen e masave shtesë në sigurimin e kushteve të punës për punëtorët shëndetësor”, thuhet në reagim.

Theret me thikë një mjek në Ferizaj
Lexo po ashtu Theret me thikë një mjek në Ferizaj

FSSHK vazhdon dhe përsërit kërkesën ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK dhe Komunave që sigurinë e punëtorëve shëndetësor ta trajtojnë me prioritet.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte njoftuar se pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në Qendrën Emergjente të Ferizajt, një person ka sulmuar me thikë mjekun kujdestar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori