LAJMI I FUNDIT:

FSSHK dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj infermierit

FSSHK dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj infermierit

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është shprehur e shqetësuar për dhunën fizike e cila ka ndodhur më datë gjatë mbrëmjes së kaluar rreth orës 17:10 minuta, ku gjatë vizitës shtëpiake të ekipit të Qendrës së Mjekësisë Urgjente ku është sulmuar fizikisht nga familjarët e pacientit infermieri I.S.

Përmes një komunikate për medie, FSSHK ka bërë të ditur se pas thirrjes telefonike prej familjarit për vizitë shtëpiake kanë shkuar ekipa prej 3 punëtorëve shëndetësor dhe gjatë kontrollimit të pacientit derisa po ofronte shërbime shëndetësore për pacient është sulmuar fizikisht infermieri I.S.


Sipas kësaj komunikate deri tek sulmi ka ardhur pikërisht kur infermieri ka kërkuar të mos fotografohet dhe mos të bëjnë video stafit mjekësor, mirëpo familjari i pacinetit ka filluar të bëjë foto dhe duke inçizuar me video, në ato momente sulmuesi e ka sulmuar fizikisht infermierin në fjalë.

Ata deklarojnë se për këtë rast është njoftuar menjëherë Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.

“FSSHK-ë fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor. Punëtorët shëndetësor në përgjithësi tani janë të ngarkuar dhe të lodhur duke punuar pa ndërprerë në këtë kohë Pandemie andaj një sjellje e tillë veçse e përkeqëson situatën”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, thuhet se “Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon rëndë dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve Shëndetësorë, dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend”.

“Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të patolerueshme,përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës, kjo bënë që të vihet në pikëpyetje edhe siguria në vendin e punës”, përfundon reagimi. /Telegrafi/