LAJMI I FUNDIT:

FSSHC kërkon respektimin e të drejtave të shërbyesve civilë

FSSHC kërkon respektimin e të drejtave të shërbyesve civilë

Kryesia e re e Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë (FSSHC), sot mbajti mbledhjen e parë, në këtë vit, ku është diskutuar për aktivitetit sindikal dhe planin e veprimit për përudhen në vijim.

Me këtë rast, Kryesia e FSSHC-së shpreh qëndrimet e saj dhe uron për formimin e institucioneve të reja qendrore të Kosovës – të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.


Në këtë takim, kryesia diskutoi edhe rreth fuzionimit të disa ministrive dhe gjendjen e shërbyesve civilë, ku FSSHC-ja do të jetë në mbështetje të vazhdueshme të të drejtave të shërbyesve civilë.

Po ashtu, FSSHC-ja shpreh gatishmërinë dhe vullnetin e sinqertë për të dhënë kontributin e vet, në raport me procesin e fuzionimit të ministrive, që kjo të realizohet me sukses dhe pa asnjë cenim të të drejtave të shërbyesve civilë.

Tutje në njoftim thuhet se FSSHC-ja do të angazhohet dhe do të jetë gjithherë e përkushtuar për avancimin e pozitës dhe të drejtave të shërbyesve civilë në institucionet e Kosovës./Telegrafi/