LAJMI I FUNDIT:

FSK në stërvitje bashkë me ushtrinë e Shqipërisë

FSK në stërvitje bashkë me ushtrinë e Shqipërisë

Ka përfunduar dje me suksese Ushtrimi fushor ndërkombëtar “Shqiponja6” i organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës ku pjesëmarrës ishin edhe ushtritë e pesë shteteve tjera.

Ky ushtrim është mbajtur në Kastriot, Batllavë dhe Koliq.


Në Ushtrimin Fushor Ndërkombëtarë “Shqiponja 6” morën pjesë me njësi ushtarake; Garda Kombëtare e Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Maqedonia dhe Republika e Shqipërisë, kontingjentet e të cilave u atashuan në njësitë e FSK-së.

Pastaj Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

Në ushtrimin fushor ndërkombëtarë “Shqiponja 6’’ gjatë dy javëve sa zgjati ushtrimi  morën pjesë; gjithsej 1167 ushtarak me mbi 147 automjete.

Lidhur me ecurinë e ushtrimit, e kënaqur është ndarë edhe ministri e Mbrojtjes e Shqipërisë.

“Stërvitja ‘Shqiponja6’ në Kosovë konfirmoi jo vetëm aftësitë dhe kapacitetet e Policisë sonë Ushtarake, prej vitesh të angazhuar në operacione brenda e jashtë vendit, por edhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila tregoi se është e aftë për të marrë përgjegjësi të reja”, thekson ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori