LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja pjesë e ushtrimit shumëkombësh në Gjermani

FSK-ja pjesë e ushtrimit shumëkombësh në Gjermani

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës i përbërë nga 12 pjesëtarë që nga 9 gushti është duke marrë pjesë në ushtrimin fushor ,,Zgjidhja e Kombinuar XII’’(Combined Resolve XII), në bazën e Ushtrisë Amerikane për Evropë ( USAREUR) që gjendët në Republikën Federale të Gjermanisë.

Sipas njoftimit për media, ekipi i FSK-së në këtë ushtrim është duke mbështetur Brigadën e Parë të Blinduar Luftarake të Divizionit të Këmbësorisë, në fushën e komunikimit, të personelit, të operacioneve si dhe në fushën e vëzhgimit dhe kontrollimit të zhvillimit të stërvitjes.


Gjatë këtyre ditëve të ushtrimit, janë zhvilluar aktivitete të vazhdueshme në ngritjen dhe zhvendosjen e ritransmetuesve, sipas nevojave në mbështetje të operacioneve taktike të Batalionit të Parë Xhenier si dhe bashkëpunimit me Kompaninë e Komunikimit,,Charlie’’.

Ushtrimi “Combined Resolved XII”, është ushtrim shumëkombësh i operacioneve të unifikuara tokësore, i drejtuar nga shtabi i Departamentit të Ushtrisë së SHBA-ve. Qëllimi i këtij ushtrimi është stërvitja e forcave të caktuara rajonale të Shteteve të Bashkuara të nivelit të Brigadës, në mbështetje të objektivave të Komandës Evropiane të SHBA-ve për bashkëpunim dhe siguri, ndërtimin e gatishmërisë me aleatët dhe partnerët e NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori