LAJMI I FUNDIT:

Fshehtësia nga e kaluara: Nëna po kërkonte diçka në internet dhe rastësisht zbulon të vërtetën shokuese për bijën e vetë (Foto)

Fshehtësia nga e kaluara: Nëna po kërkonte diçka në internet dhe rastësisht zbulon të vërtetën shokuese për bijën e vetë (Foto)

Jennifer Doering nga Wisconsin i Shteteve të Bashkuara, dëshironte që vajzës së adoptuar t’i dhuronte diçka të veçantë për Krishtlindje.

Edhe pse vajza kurrë nuk kishte pyetur për prejardhjen e saj, Jennifer dhe bashkëshorti i saj Tom mendonin se do të ishte mirë që t’i dhurojnë si dhuratë një shpallje në një gazetë kineze, në të cilën do ta kuptonte ku është gjetur dhe në cilën jetimore ishte strehuar, transmeton Telegrafi.


Jennifer kishte vënë kontakte me një ueb-faqe që arrin të sigurojë informacione për fëmijët e adoptuar. Ajo kishte marrë informacione për Audrey dhe një fotografi të shkrepur nga jetimorja, dhe kështu Jennifer vendosi t’ia dhurojë për Krishtlindje.

Megjithatë, kur porositën fotografinë, në fotografi nuk ishte një bebe por dy, të cilat përngjanin shumë. Ato ishin krah për krah. Dhe nuk kishte dilemë: Audrey ishte binjake!

Jennifer dhe Tom për ditë të tëra kishin kërkuar në ueb-faqet e vjetra kineze që publikojnë shpallje, dhe befasisht hasën në familjen që e kishte adoptuar një fëmijë nga e njëjta jetimore. Datëlindjet e tyre ishin shumë afër, përveç kësaj, që të dyja kishin një sëmundje të njëjtë trashëguese.

Gracie, fëmija i dytë, gjithashtu ishte adoptuar në Winsconsin. Prindërit e Audrey menjëherë kishte vënë kontakte me familjen Rainsbery që e kishin adoptuar Gracie, dhe kështu vajzat kanë biseduar përmes aplikacionit FaceTime.

Prej atij momenti ato vazhdimisht bisedojnë dhe planifikojnë që të takohen. Ndërsa prindërit e vajzave thonë se ato kanë mënyrën e njëjtë të folurit dhe gjestikulacionet, edhe pse kurrë nuk janë takuar.

Prindërit e tyre tashmë kanë dhënë ADN-në, që edhe zyrtarisht ta konfirmojnë se ato janë binjake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori