LAJMI I FUNDIT:

Fshati shqiptar në Bullgari

Fshati shqiptar në Bullgari

Mandrica është fshati i krijuar nga tre vëllezër ortodoksë shqiptarë, gjatë vitit 1636, në Bullgari.

Fshati ndodhet në ekstremin lindor të maleve të Rodopës. Ky fshat ka impresionuar gjithmonë me mënyrën e ndërtimit të shtëpive dhe gjuhën e çuditshme me të cilën komunikonin – shqip, ndryshe nga gjuha e fshatrave përreth.


Vëllezërit që e themeluan fshatin ishin barinj që furnizonin ushtrinë otomane me produkte qumështi. Ata udhëtuan në kërkim të një vendi të përshtatshëm për të vendosur familjet dhe kopetë. U lejuan të merrnin një copë tokë dhe të mos paguanin taksa.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII nga rrethinat e Korçës dhe në shekullin XIX nga rajoni i Sulit që ndodhet në Greqinë e sotme. Në vitin 1708, një nga kishat e para në Rodope u ndërtua në Madricë me emrin “Shën e Diel”. Një shekull më vonë, në 1835, kisha “Shën Dimitër.

Në shekullin e XIX Mandrica ishte një qytet i vogël shqiptarësh në kazanë e Dimotkës. Në vitin 1873, ishte një vendbanim me 250 shtëpi, me rreth 1080 banorë shqiptarë. Më 1908, burimet greke e quanin popullsinë prej 3500 banorësh si “grekë shqipfolës”, ku shumica e të cilëve fliste edhe greqisht.

Aktivitetet kryesore që ushtronin banorët ishin rritja e mëndafshit, kultivimi i duhanit, artizanati dhe tregtia. Fshati kishte tre institucione arsimore greke: një shkollë për djem, një shkollë për vajza dhe një kopsht fëmijësh. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suljote deri në shekullin XIX kur fustanella u zëvendësua nga brekushet trakase, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi.

Në fshatin shqiptar në Bullgari mund të shohim një arkitekturë unike të kombinuar me gjuhën lokale dhe fotografitë e vjetra, duke krijuar ndjenjën e udhëtimit prapa në kohë.

Në vitin 1929 ndodhi një valë e re shqiptarësh që u vendosën në fshat.

https://telegrafi.com/shqiptaret-e-bullgarise-dhe-fshati-shqiptar-mandrica/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/shqiptaret-e-bullgarise-dhe-fshati-shqiptar-mandrica/
S’u gjunjëzuan ndaj presioneve për t’u bërë bullgarë, turq apo grekë: Skënderbeu i shqiptarëve të Mandricës (Video)
Lexo po ashtu S’u gjunjëzuan ndaj presioneve për t’u bërë bullgarë, turq apo grekë: Skënderbeu i shqiptarëve të Mandricës (Video)