LAJMI I FUNDIT:

Fshati në Shqipëri ku njerëzit i mjekon veterineri (Video)

Fshati në Shqipëri ku njerëzit i mjekon veterineri (Video)

E ndërtuar dikur si Qendër Shëndetësore për fshatin Bodin në Elbasan, godina u shkatërrua pa u vënë asnjëherë në funksion, pasi as mjeku dhe as infermieri këtu nuk erdhën kurrë.

Banorët e këtij fshati nuk e mbajnë mend herën e fundit kur zona ka pasur mjek, ndërsa në raste emergjencash, kur edhe rrugët bllokohen nga dëbora, u duhet të transportojnë të afërmit me barrela, apo me kafshë.


“Mund të kemi që në ’92 a ’91 që kemi parë një mjek këtu në fshatin tonë. Ne na është thënë që ka mjekë. Ne na duhet për fëmijët, që tani duhet të shkojnë patjetër në qendrën e Gracenit. Këtu ka vetëm infermierë, doktori nuk ka ardhur asnjëherë”, thonë banorët, raporton TCH.

Banorët e Bodinit ndjehen mirënjohës ndaj veterinerit të fshatit, i cili në shumë raste u ka shpëtuar jetën, sidomos në rastet e pickimeve nga gjarpërinjtë.

“Na ka ndihmuar, na është gjendur në raste shumë të vështira, për të gjitha gjërat”, rrëfejnë banorët.

Megjithë infrastrukturën e vështirë, kjo zonë nuk është e pamundur. Mësuesit shkojnë çdo ditë dhe procesi mësimor zhvillohet normalisht, ndryshe nga stafi mjekësor që ka zgjedhur të mos shkojë, qoftë edhe një ditë në javë.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori