LAJMI I FUNDIT:

Fshati italian ofron strehim falas për çdo turist, oferta vlen nga korriku deri në shtator

Fshati italian ofron strehim falas për çdo turist, oferta vlen nga korriku deri në shtator

Pushimet në vitin 2020 deri më tani kanë qenë praktikisht joekzistente.

Por ndërsa kufizimet e bllokimit po hiqen, ëndrra e disa ditëve jashtë vendit së shpejti mund të bëhet realitet.


Dhe nëse pandemia ka rrënuar buxhetin tuaj të udhëtimit, kemi një lajm të mirë.

Një fshat i vogël në jug të Italisë po ofron akomodim falas për vizitorët.

A tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë? Po. Por a është e vërtetë? Po, po ashtu.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për San Giovanni në Molise i cili viteve të fundit është përpjekur që të mbajë banorët e përhershëm, duke u ofruar nga 24 mijë euro për secilin që është i gatshëm të bëjë një lëvizje të përhershme në fshat.

Por ky nuk është hapi i vetëm.

Si rezultat i rënies së popullsisë, ka shumë shtëpi që qëndrojnë bosh dhe janë pikërisht këto prona që do t’u ofrohen pushuesve.

Siç bëhet e ditur më tej, ka tri shtëpi për të zgjedhur me një qëndrim maksimal një javë në çdo kohë midis korrikut dhe shtatorit.

“Këto janë fshatra të bukura por të shpopulluara, kështu që ne menduam: si mund të ndihmojmë në ringjalljen e fshatrave tanë historikë, ndërsa gjithashtu inkurajojmë vizitorët gjatë këtyre kohërave të vështira, kur turizmi është në një kohë të ulët?”, ka thënë Enzo Luogo, i cili erdhi me propozimin për skemën.

Rajoni i Molise është i njohur për ofrimin e pikëpamjeve piktoreske të majave të tij me shumë kodrina, si dhe prodhimin e djathërave të shijshëm vendas.

Sapo të “lodheni” nga peizazhi mahnitës, ju mund merrni me qira një makinë dhe eksploroni zonën përreth – përfshirë Parkun Kombëtar Abruzzo dhe vijën bregdetare, me plazhet e tij me rërë të bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori