Fryma e kombit italian - edhe pse në karantinë, të gjithë dalin në ballkone dhe këndojnë këngë frymëzuese

Italianët kanë hartuar një mënyrë për të ngritur moralin e një kombi me probleme.
Ata dalin në ballkone dhe fillojnë të këndojnë këngë për të inkurajuar njeri-tjetrin dhe për të ngritur frymën e kombit pas krizës katastrofike që i goditi ata për shkak të coronavirusit.
Çfarë duhet të bënim sikur të futeshim në një karantinë për dy javë ose më gjatë, dhe më e rëndësishmja - çfarë do të bënim që të mos të çmendeshim kur jemi të mbyllur brenda katër mureve?
Italianët krijuan një mënyrë interesante që t'a kalojnë këtë gjendje të rëndë që e ka kapluar vendin, transmeton Telegrafi. Ata dalin në ballkone dhe dritare dhe këndojnë këngë për të inkurajuar njëri-tjetrin dhe për të ngritur moralin e tyre dhe të kombit pas krizës katastrofike që e goditi Italinë për shkak të virusit vdekjeprurës.
Në regjistrim, ju mund të dëgjoni italianët duke kënduar dhe 'Ne qëndrojmë në shtëpi', 'Nuk do të heqim dorë kurrë' dhe parulla të ngjashme që ngre moralin. Një atmosferë e ngjashme u krijua në qytetin italian të Benevento.
Italia është vendi i parë evropian që ka shpallur një karantinë mbarëkombëtare. Është në zonën e kuqe, dhe qytetarët janë të kufizuar nga lëvizja.
Më shumë se 60 milionë italianë janë në shtëpitë e tyre për të ndaluar përhapjen e coronavirusit. /Telegrafi/
















































