LAJMI I FUNDIT:

Frutex për festat e fundvitit shpërndan 1000 dhurata për fëmijët e Klinikës Pediatrike!

Kompania Frutex së bashku me fondacionin Golden Eagle në vazhdën e aktiviteteve humane që ka zhvilluar gjatë gjithë vitit 2021, edhe për festat e fundvitit të cilat na rikujtojnë solidaritetin dhe harmoninë për njeri tjetrin, ka filluar me shpërndarjen e dhuratave për fëmijë.

Rreth 1000 dhurata filluan nga sot të dhurohen për fëmijët të cilët këtë festa pritet ti kalojnë në repartet e pediatrisë në spitalet regjionale të Kosovës në qytetet: e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gjilanit dhe Ferizajit.

Gjithashtu Frutex do të shpërndaj dhurata edhe për fëmijët e Qendrës Handikos dhe Autizmit në Suharekë.

Frutex në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar Golden Eagle gjithmonë i kushton kujdes të posaçëm fëmijëve dhe mundohet ti përkrahë institucionet e ndryshme që merren me kujdesin e tyre.

Frutex ju uron festat e fundvitit të gjithëve!

Artikull i sponzorizuar