LAJMI I FUNDIT:

Fruta më e rrezikshme për sheqerin e lartë në gjak: Edhe dardhat janë rrezik, qe se çfarë tjetër duhet të shmangni

Fruta më e rrezikshme për sheqerin e lartë në gjak: Edhe dardhat janë rrezik, qe se çfarë tjetër duhet të shmangni

Në qoftë se vuani nga sheqeri i lartë në gjak, patjetër duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e frutave

Ushqimi me një indeks të lartë glicemik mund të shkaktojë një rritje të shpejtë të sheqerit, ndaj duhet të shmanget jo vetëm nga diabetikët, por nga të gjithë ata që luftojnë me glukozën në gjak.

Artikujt e tillë e detyrojnë trupin të prodhojë një valë të vërtetë insuline në mënyrë që t’i luftojë karbohidratet dhe pasojën e zakonshme, që është një ndjenjë urie në afat prej dy deri në tri orë. Mu për këtë përjetohet si sulm i dëshirës për më shumë ushqim.

E para në listën e frutave të rrezikshme të cilat kanë indeks të lartë glikemie është banania, mirëpo duhet shmangur edhe portokajtë, mangon, rrushin – e thatë dhe të freskët, si edhe hurmat. Në pozicionin e fundit të kësaj liste janë dardhat.

Nga këto fruta, indeks të ulët glikemia kanë të gjitha llojet e frutave me kokrra – dredhëzat, manaferrat, mjedrat, boronicat, pastaj kumbullat, kivi dhe grejpfruti.

Përveçse me kujdes i zgjedhim frutat, të gjithë ata që kanë probleme me nivelin e lartë të sheqerit në gjak duhet të kujdesen për ushqim të balancuar.

Duhet të përfshihen gjithmonë drithërat, bishtajoret dhe perimet. Gjithashtu, duhet bërë një dallim i qartë mes ushqimeve të shëndetshme dhe atyre me indeks të ulët glikemik. Shalqiri, për shembull, konsiderohet një ushqim i shëndetshëm, por indeksi i tij glikemik është i lartë.

Shembuj të tjerë të ushqimeve me një indeks të lartë glicemik janë sheqeri dhe ëmbëlsirat, pijet joalkoolike me sheqer, buka e bardhë, patatet dhe orizi i bardhë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori