LAJMI I FUNDIT:

Frizurat më joshëse këtë verë: Damat e famshme tashmë po i shkurtojnë flokët në këtë mënyrë!

Frizurat më joshëse këtë verë: Damat e famshme tashmë po i shkurtojnë flokët në këtë mënyrë!

Trendët e modës të cilët i vendosin damat e famshme, përfshijnë edhe stilin e flokëve

Ajo që do të jetë trend këtë verë vërtet është e larmishme dhe çdo femër mund të gjejë diçka për vete në trendët të cilët kanë të bëjnë me stilin e flokëve për këtë stinë, transmeton Telegrafi.


Gërsheti në majë të kokës në stilin retro

Gërsheti në majë të kokës nuk del nga moda tashmë disa sezone dhe mund ta bartni frizurë rastësore apo të krehur bukur dhe në mënyrë precize me ndarje të theksuar në mes të kokës, por me skaje të lakuara butë të cilat rikujtojnë vitet ’60 të shekullit të kaluar, si p.sh. Bella Hadid. Me ndonjë gërshet diskret apo ndonjë stoli mund “ta freskoni” flokët.

Gërsheti i lartë jo i detyrueshëm

Ky gërshet është në trend edhe këtë pranverë, ndërsa sa më shkujdesur që ta bëni dhe t’i lëshoni flokët që vetë “të bien”, është edhe më mirë. Këtë stil për pranverë e ka zgjedhur edhe Rihanna. Gërshet i lëshuar.

Bishtaleci i vjetër dhe i mirë sërish në modë

Këtë frizurë do të duhej ta bëni në atë mënyrë që gërshetin ta thurni ulët dhe nuk do ta shtrëngoni fillimin e tij, mirëpo është e dëshirueshme të lëshoni edhe ndonjë zylyfe që “rastësisht” të varet, sikur Devon Windsor.

Tallazet

Edhe këtë sezon janë modernë flokët valë plazhi, këtë na ka treguar edhe Taylor Swift me frizurën e saj e cila rikujton flokët jo shumë të lëshuara, thënë kushtimisht tallaze “të çrregullta”, të cilat rikujtojnë nga pak flokët e shprishura. Pra, sa më të lëshuara, aq më mirë!

Frizura bob jo e domosdoshme

Mund të jetë e gjatë ose e shkurtër, mirëpo theksi qëndron në atë që flokët të mos duken të hekurosura, por të lëshuara dhe sa më të natyrshme. Por mund të barten edhe të thyera lehtë, siç ka treguar aktorja Emma Stone.

Frizura e shkurtër “piksi”

Kjo frizurë kërkon mjaft guxim, por edhe vija të drejta të fytyrës, çfarë i ka Zoi Izabel Kravitz. Nëse konsideroni që mu ky stil u rri mirë – çfarë po prisni?! Ndryshimi gjithmonë është i mirëseardhur! /Telegrafi/