Nëse jeni në kërkim të një frizure që është moderne, praktike dhe me efekt të menjëhershëm, përgjigjja është: mini-bob

Mjafton t’i kërkoni parukierit tuaj një prerje elegante të flokëve në gjatësi deri te nofulla dhe rezultati do t’ju befasojë.


Bob-i klasik dhe variantet e tij vazhdojnë të dominojnë trendet, por këtë vjeshtë vjen në versionin e ri, më të shkurtër – mini-bob, që bashkon elegancën, thjeshtësinë dhe sharmin e parimit “më pak është më shumë”.

Kjo prerje është perfekte për stinën e vjeshtës dhe dimrit, kur veshim triko të ngrohta dhe duam të shmangim problemin e zakonshëm të flokëve që elektrizohen nga rrobat. Mini-bob ka gjatësi midis vijës së nofullës dhe mollëzave, pa balluke apo shtresa të tepërta.

Rezultati? Një fytyrë më e konturuar, qafë dhe dekolte të theksuara, ndërsa mund ta mbani frizurën si “të çrregullt” për një pamje më natyrale, ose krejtësisht të drejtë për një dukje elegant, transmeton Telegrafi.

Sipas parukierëve, mini-bob është jashtëzakonisht i lehtë për t’u arritur dhe për t’u mirëmbajtur. Thjesht kërkoni prerjen në gjatësi deri te nofulla, ndërsa profesionisti do ta përshtatë formën sipas fytyrës dhe strukturës së flokëve tuaj.

Mini-bob i përshtatet pothuajse çdo lloj fytyre! Është ideal për fytyrat ovale dhe në formë zemre, por edhe tek fytyrat më të rrumbullakëta krijon një efekt më të hollë e më elegant falë stilit minimalist.

Stilizimi është krejtësisht fleksibël:

▪ për një përfundim të lëmuar dhe elegant, aplikoni pak balsam dhe thani flokët me furçë të rrumbullakët, duke drejtuar ajrin e tharëses gjithmonë poshtë për shkëlqim maksimal;
▪ për një pamje më të relaksuar, “messy”, lini teksturën natyrale të flokëve ose përdorni pak sprej për volum.

Mini-bob është prerje e shkurtër, praktike dhe mjaft sofistikuar, që mund ta mbani me lehtësi si në përditshmëri, ashtu edhe në mbrëmje.

Në pak fjalë: nëse dëshironi një frizurë që është moderne, e lehtë për t’u kujdesur dhe që garanton një pamje të stilit të vërtetë, atëherë mini-bob është stili juaj i duhur i vjeshtës.

/Telegrafi/