Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur për kufizime të udhëtimit të brendshëm për njerëzit me raste të konfirmuara ose të dyshuara të coronavirusit të ri.
“Në vend që të vendosim në karantinë qytetet, ne do të zbatojmë kufizime të lëvizjes për ata që dyshohen për infeksion ose të infektuarit”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Saeed Namaki në një konferencë për shtyp, përcjell Telegrafi.
“Unë u kërkoj njerëzve të mos udhëtojnë”, tha ministri.
Ai ka bërë të ditur se ekipet do të vendoseshin në hyrje të qyteteve “që shohin shumë lëvizje”, pa i emërtuar ato, duke shtuar se kontrollet e tilla kishin filluar tashmë.
Ekipet do të marrin temperaturën e njerëzve dhe “ndalojnë ata që janë të infektuar ose dyshohen për infeksion”, tha ai.
Të gjithë ata që dyshohen se janë të infektuar me COVID-19 do të karantinizohen për 14 ditë.
Namaki gjithashtu njoftoi frenimin e hyrjes në disa vende të shenjta shiite, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, javën e kaluar Irani njoftoi dy vdekjet e para nga koronavirusi në Qom, një qendër për studime islamike dhe pelegrinë nga jashtë.
Ndërsa sipas shifrave zyrtare, virusi ka vrarë 19 persona në Iran nga 139 raste të konfirmuara të infeksionit.
Në zonat e prekura, mbyllja e shkollave do të zgjatet për tre ditë, ka shtuar ministri dhe universitetet për një javë tjetër duke filluar nga e shtuna.
Gjithashtu në këto rajone, namazet javore të së Premtes në grupe do të anulohen, tha Namaki.
“Të gjitha këto vendime janë të përkohshme dhe nëse situata ndryshon, ne mund t’i intensifikojmë ose lehtësojmë ato”, ka shtuar Namaki. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve
Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?