LAJMI I FUNDIT:

Frika nga përhapja e Coronavirusit, Koreja e Jugut djeg të gjitha paratë e gatshme

Frika nga përhapja e Coronavirusit, Koreja e Jugut djeg të gjitha paratë e gatshme

Përhapja e vazhdueshme e Coronavirusit po detyron institucionet në mbarë botën të rimendojnë shumë ndërhyrjen me anë të një mjeti të veçantë që kanë në dorë – paratë e gatshme.

Në fund të javës, Banka Qendrore e Koresë së Jugut ka deklaruar se çdo lloj pagese me para në dorë do të ndalohen ose pezullohen për një afat të pacaktuar, pasi paraja, si objekt shkëmbimi ka qarkullimin më të lartë se çdo gjë tjetër dhe mund të shërbejë si mënyrë transmetimi i virusit. Të gjitha paratë e gatshme aktuale është vendosur të digjen, përcjell Telegrafi.


Kështu edhe Koreja e Jugut po e ndjek iniciativën e Kinës rreth pastrimit të thellë të parave potencialisht të infektuara. Në Kinë, më herët paratë u trajtuan me dritë ultravjollcë dhe temperatura të larta, ose në disa raste edhe u shkatërruan plotësisht. Paratë e trajtuara vijnë nga zona të infeksionit me rrezik të lartë, siç janë spitalet.

Ndërkohë, edhe muzeu i Louvreit në Paris ka ndaluar përdorimin e parave të gatshme, në mesin e shpërthimit të virusit nëpër Evropë.

Vendimi i saj për të pranuar vetëm pagesa me karta krediti ishte pjesë e një përpjekjeje për t’i bërë punonjësit të ndihen më të qetë për t’u rikthyer në punë.

Shqetësimet për paratë vijnë pasi numri botëror i njerëzve të infektuar nga Coronavirusi po tejkalon 100 mijë personat, kryesisht në Kinë. Për pasojë masat mund të nxisin miratimin e pagesave digjitale, teknologji e re e cila gjithsesi ka pasur një trend shumë të lartë dekadën e fundit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori