LAJMI I FUNDIT:

Freedom House: Demokracia në Maqedoni ka përparuar

Freedom House: Demokracia në Maqedoni ka përparuar

Në raportin “Kombet në tranzicion 2018” të përgatitur nga Freedom House, Maqedonia vlerësohet si vend ku ka përparim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit, ndryshimi i qeverisjes solli mundësi për të përmbytur vitet e kapjes së shtetit dhe për të zgjidhur çështjet me fqinjët.


Freedom House konsideron se në Ballkan demokracia është në rënie, duke përjashtuar Maqedoninë, për të cilën shkruan se në këtë vend u regjistrua përmirësim në demokraci, duke i dhënë fund rënies shtatëvjeçare me radhë, që nga viti 2010. /Telegrafi/