LAJMI I FUNDIT:

Franca pretendon se grupi mercenar rus është fajtor për krimet në Mali

Franca pretendon se grupi mercenar rus është fajtor për krimet në Mali

Ushtria franceze thotë se ka video dëshmi të mercenarëve rusë që varrosin trupa pranë një baze ushtarake në veri të Malit.

Më parë, forcat franceze u akuzuan për krime kundër civilëve dhe ushtrisë lokale, por ata i hodhën poshtë akuzat duke pohuar se ato ishin pjesë e propagandës.


Ushtria pretendon se vrasjet ishin një përpjekje për një fushatë shpifjeje kundër francezëve, për t’i fajësuar ata ndërsa dorëzonin bazën Gossi, forcave të Malit.

Pamjet satelitore të marra nga ushtria franceze dje tregojnë dhjetë ushtarë që mbulojnë trupat e tyre me rërë në një vendndodhje 4 kilometra në lindje të bazës ushtarake Gossi.

Ushtarët në pamjet, të cilat janë në zotërim të ushtrisë franceze, besohet se janë anëtarë të Grupit Wagner, një forcë mercenare ruse.

Ushtria franceze të martën transferoi kontrollin e bazës Gossi tek trupat e Malit. Ata thanë se aktakuza synonte të diskreditonte forcat franceze që operonin në veri të vendit si pjesë e një fushate të koordinuar prej muajsh të sulmeve të shumta ndaj tyre. /Telegrafi/