LAJMI I FUNDIT:

Franca pranë mbylljes totale, parisienët ia mësyjnë dyqaneve dhe largohen nga qyteti – kolona të veturave deri në 700 kilometra

Franca pranë mbylljes totale, parisienët ia mësyjnë dyqaneve dhe largohen nga qyteti – kolona të veturave deri në 700 kilometra

Në Francë nga sot hyjnë në fuqi masat e reja mbrojtëse që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të coronavirusit, ku përfshihet mbyllja, kryerja e punës nga shtëpia dhe dalja nga shtëpia në raste emergjente.

E për shkak të mbylljes së re të këtij vendi, në dyqane gjatë të enjtes janë krijuar kolona të gjata, e produktet më të kërkuara ishin letra e tualetit dhe ngjyra për printer dhe pajisje tjera elektronike që ndihmojnë në kryerjen e punëve nga shtëpia, transmeton Telegrafi.

Këto masa janë paralajmëruar nga kryeministri francez Jean Kastex, i cili ka thënë se është ditur se do të vjen vala e dytë e coronavirusit. Ai theksoi se shkollat do të mbesin të hapura, por që nxënësit nga mosha 6-vjeçare e lartë, do të detyrohen të  bartin maska.


Qytetarët do të mund të largohen nga shtëpitë e tyre për blerje të artikujve të ndryshëm ushqimor, kur i dërgojnë fëmijët në shkollë apo shkojnë në punë (sektorët të cilët nuk mund të kryejnë punët nga shtëpia) apo edhe kur shkojnë në spital e barnatore.

Gjithashtu do të kenë të drejtë të nxjerrin për shëtitje kafshët shtëpiake, por edhe kjo dalje është e kufizuar në vetëm një orë në një distancë prej vetëm një kilometër larg shtëpisë.

Nëpër ceremonitë mortore do të lejohet pjesëmarrja e vetëm 30 personave, kurse në martesa vetëm gjashtë. Për shkak të mbylljes së plotë të vendit, në periferi të Parisit janë krijuar kolona të gjata të veturave që po largoheshin nga kryeqyteti francez, madje raportohet se kolona është hiq më pak se 700 kilometra e gjatë.

Shumë parisien kanë vendosur që kohën e karantinimit që do të zgjatë deri më 1 dhjetor ta kalojnë larg qytetit – e një situatë e ngjashme pati ndodhur në mars, në kohën e valës së parë të coronavirusit.

Të enjten në Francë janë konfirmuar 47.637 raste të reja me coronavirus, si dhe 250 tjerë që kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Evropa
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori