LAJMI I FUNDIT:

Franca “nuk bëri asgjë për të ndaluar” gjenocidin në Ruandë

Franca “nuk bëri asgjë për të ndaluar” gjenocidin në Ruandë

Qeveria franceze mban përgjegjësi “domethënëse” për “mundësimin e një gjenocidi të parashikueshëm”, një raport i porositur nga qeveria e Ruandës përfundon në lidhje me rolin e Francës para dhe gjatë tmerrit në të cilin rreth 800 mijë njerëz u therën në vitin 1994.

Raporti, të cilin Associated Press e ka lexuar, vjen midis përpjekjeve nga Ruanda për të dokumentuar rolin e autoriteteve franceze para, gjatë dhe pas gjenocidit, pjesë e hapave të ndërmarrë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për të përmirësuar marrëdhëniet me vendin e Afrikës Qendrore.

Raporti prej 600 faqesh thotë se Franca “nuk bëri asgjë për të ndaluar” masakrat, në prill dhe maj 1994, dhe në vitet pas gjenocidit u përpoq të mbulonte rolin e saj dhe madje u ofroi mbrojtje disa autorëve të krimit, raporton theguardian.

Raporti konkludon se në vitet para gjenocidit, ish-presidenti francez, Francois Mitterrand dhe administrata e tij kishin njohuri rreth përgatitjeve për masakrat – megjithatë vazhdonin të mbështesnin qeverinë e presidentit të atëhershëm të Ruandës, Juvenal Habyarimana.

“Qeveria franceze nuk ishte as e verbër dhe as e pavetëdijshme për gjenocidin e parashikueshëm”, theksojnë autorët.

Ajo arriti në përfundimin se Franca kishte “përgjegjësi të rënda dhe dërrmuese” duke mos iu përgjigjur prirjes që çoi në thertore që vrau kryesisht Tutsët etnikë dhe Hutusët e moderuar që u përpoqën t’i mbronin ata. Grupet e Hutusëve ekstremistë kryen vrasjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori