LAJMI I FUNDIT:

Franca në kërkim të ish-ushtarit të armatosur që gjuajti në drejtim të policisë – gjithçka ndodhi kur burri ‘vizitoi’ shtëpinë e ish-partneres

Franca në kërkim të ish-ushtarit të armatosur që gjuajti në drejtim të policisë – gjithçka ndodhi kur burri ‘vizitoi’ shtëpinë e ish-partneres

Një kërkim është duke u zhvilluar në Francën jug-perëndimore për një ish-ushtar të armatosur rëndë i cili hapi zjarr ndaj policisë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, helikopterët, ekipet e qenve dhe më shumë se 200 oficerë janë mobilizuar për ta kërkuar ish-ushtarin rreth qytetit Le Lardin-Saint-Lazare në rajonin e Dordogne.


Raportet thonë se burri është rreth 30-vjeçar, ka një histori të dhunës në familje dhe është i armatosur me një armë të kalibrit të lartë.

Autoritetet lokale iu kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda.

“Burri shkoi gjatë natës në shtëpinë e ish-partneres të tij. Një mosmarrëveshje u zhvillua atje, që çoi në ndërhyrjen e xhandarëve dhe aty i dyshuari qëlloi mbi ta. Ai më pas u arratis në pyjet afër”, tha prefekti i Dordogne, Frederic Perissat.

Një medium francez raportoi se incidenti filloi të shtunën në mbrëmje, kur burri sulmoi partnerin e ri të ish-it.

Ai thuhet se qëlloi partnerin e ri, i cili u largua nga vendi i ngjarjes. Ish-partnerja e tij dhe fëmijët e saj nuk u lënduan dhe tani janë nën mbrojtjen e policisë, thanë autoritetet.

Kur arriti policia, ai gjuajti drejt oficerëve dhe automjeteve të tyre para se të arratisej në pyll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori