LAJMI I FUNDIT:

Murtezaj në Francë, merr mbështetje për proceset integruese

Murtezaj në Francë, merr mbështetje për proceset integruese

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, është pritur në takime zyrtare nga udhëheqës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

Murtezaj ka takuar drejtoren për Evropën Kontinentale, Florence Mangin, shefin e misionit për Evropën Ballkanike, Guillaume Rousson si dhe ambasadorin Antoine Grassin.

Në këto takime zëvendësministri Murtezaj ka falënderuar Francën dhe popullin e sa për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në proceset integruese të vendit, ndërsa ka shprehur përkushtimin e lartë të qeverisë së Kosovës për të ecur përpara në agjendën e integrimeve evropiane.

“Kosova gjithmonë do të jetë me civilizimin evropian”, ka deklaruar me këtë rast zëvendësministri ministri Murtezaj.

Nga ana tjetër, drejtoresha për Evropën Kontinentale, Florence Mangin, duke shprehur konsideratë për këtë takim, ka theksuar gatishmërinë e qeverisë franceze për të përkrahur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit dhe të integrimeve evropiane.

Në takim është biseduar edhe për organizimin e samitit të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), që këtë vit mbahet në Paris, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak për masat ndaj Kosovës: Duhet të hiqen, por gjithçka varet nga diskutimet e nesërme

Lajçak për masat ndaj Kosovës: Duhet të hiqen, por gjithçka varet nga diskutimet e nesërme

Lajme
Dosja ndaj të dyshuarëve për spiunazh - 'Kanë udhëtuar shpesh në Serbi'

Dosja ndaj të dyshuarëve për spiunazh - 'Kanë udhëtuar shpesh në Serbi'

Drejtësi
Lajçak dhe komandanti i KFOR-it flasin për Urën e Ibrit dhe sigurinë

Lajçak dhe komandanti i KFOR-it flasin për Urën e Ibrit dhe sigurinë

Lajme
Rrëfimi i Demir Limës për Ukshin Hotin: Para se të dilte nga burgu i hoqi flokët vetëm që të solidarizohej me ne

Rrëfimi i Demir Limës për Ukshin Hotin: Para se të dilte nga burgu i hoqi flokët vetëm që të solidarizohej me ne

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Mospërputhja e agjendës, Osmani nuk takohet me Lajçakun

Mospërputhja e agjendës, Osmani nuk takohet me Lajçakun

Lajme
Kalo në kategori