LAJMI I FUNDIT:

Franca dhe BE-ja arrijnë marrëveshjen për mbështetjen e Air France – KLM

Franca dhe BE-ja arrijnë marrëveshjen për mbështetjen e Air France – KLM

Franca dhe Komisioni Evropian janë pajtuar mbi kornizën e pakos së rifinancimit të mbështetur nga shteti për degën franceze të kompanisë ajrore francezo-holandeze Air France – KLM.

Siç njofton ministri francez i Financave, Bruno Le Maire negociatat me BE-në kanë përfunduar, por shuma e parave nuk është sqaruar ende.


“Ky është një lajm shumë i mirë për Air France, është një lajm shumë i mirë për gjithë sektorin e aviacionit francez”, tha Le Maire.

Duke thënë se ky lajm i mirë duhet të inkurajojë kompaninë që të jetë më konkurruese, ai tha se Air France do të duhet të heqë dorë nga disa vende të uljes dhe ngritjes në aeroportin Orly.

Le Maire tha se shteti ka dhënë 7 miliardë euro ndihmë për kompaninë deri më tani dhe se ata presin që Air France të ulë emetimet e saj të dyoksidit të karbonit dhe të bëhet lider botëror në këtë drejtim.

Partneriteti Air France-KLM humbi 7.1 miliardë euro në vitin 2020 për shkak të shpërthimit të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/