LAJMI I FUNDIT:

Franca dhe Britania propozojnë një muaj armëpushim në Ukrainë

Franca dhe Britania propozojnë një muaj armëpushim në Ukrainë

Franca dhe Britania po propozojnë një armëpushim të pjesshëm një-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës që nuk do të mbulonte luftimet në tokë, njoftoi presidenti francez Emmanuel Macron.

Megjithatë, Macron tha se armëpushimi do të mbulonte sulmet ajrore, detare dhe të infrastrukturës energjetike.

“Në rast të një armëpushimi, do të ishte shumë e vështirë të verifikohej se luftimet përgjatë frontit po respektoheshin”, tha Macron.


Ndryshe, kjo deklaratë erdhi ndërsa francezi fluturonte për në Londër për një takim me liderët evropianë, të thirrur nga kryeministri britanik Keir Starmer për të avancuar përpjekjet në hartimin e një plani paqeje në Ukrainë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor
Lexo po ashtu Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Samiti në Londër erdhi dy ditë pasi takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, përfundoi në debate të ashpra.

Bëhet e ditur se udhëheqësit botërorë i kanë ofruar një mbështetje të fortë udhëheqësit ukrainas dhe premtuan të bëjnë më shumë për të ndihmuar kombin e tij.

“Sipas propozimit franko-britanik, trupat tokësore evropiane do të vendosen në Ukrainë vetëm në një fazë të dytë”, tha Macron.

“Nuk do të ketë trupa evropiane në tokën ukrainase në javët e ardhshme”, tha Macron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Amerika
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Evropa
A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Botë
Kalo në kategori