LAJMI I FUNDIT:

Fqinjët menduan se ishte një depo magazinimi, por ajo po shitet për 450 mijë dollarë (Foto)

Fqinjët menduan se ishte një depo magazinimi, por ajo po shitet për 450 mijë dollarë (Foto)

Një depo e konvertuar në një “shtëpi” prapa një ish-blloku banimi në Londër është futur treg për 350 mijë funte (rreth 450 mijë dollarë).

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një “shtëpi” e cila ka vetëm 16 metra katrorë, por e cila është futur me një çmim të tillë të lartë, çmim i cili i ka befasuar edhe fqinjët dhe jo vetëm.


Madje çmimi i saj po vlerësohet për 150 mijë funte më i shtrenjtë se mesatarja e çmimit të një shtëpie në Britani të Madhe, që vlerësohet të jetë rreth 207 mijë funte.

Një banor në ndërtesën afër ka thënë: “Nuk e di se pse paguajnë kaq shumë për të, është çmenduri. Mendoja se ishte një njësi magazinimi”. /Telegrafi/