LAJMI I FUNDIT:

Fouere: Maqedonisë i duhet debat përfshirës, që të ketë sukses referendumi

Fouere: Maqedonisë i duhet debat përfshirës, që të ketë sukses referendumi

Ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Erwan Fouere, në një artikull për “Prizma” shkruan se në kushte kur është caktuar data për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë, Qeveria e Maqedonisë duhet të fillojë fushatë të madhe informative.

Fouere thotë se debati përfshirës publik, në nivel lokal dhe kombëtar, do të jetë me rëndësi të madhe për qytetarët që të sigurojnë të gjitha informacionet e duhura dhe të sjellin vendim ditën e votimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse qeveria vendos t’u përgjigjet akuzave se nuk kishte transparencë gjatë negociatave që çuan në marrëveshje, ajo duhet ta shfrytëzojë kohën e mbetur, të shfrytëzojë mirë të gjitha burimet në dispozicion të saj për të filluar një debat në të gjithë vendin”, shkruan Fouere.

Ai më tej shton se në këto hapa, qeveria duhet të përfshijë edhe organizatat nga sektori civil, bashkësinë akademike, mediat dhe gjithë palët në shoqëri.

“Kjo do të jetë mënyra më e mirë që të neutralizohet kërcënimi i mundshëm për bojkot nga ana e opozitës, e cila do të mundohet të mos arrihet pragu i daljes së votuesve në 50 për qindm sa është e nevojshme që referendumi të jetë valid”, thotë Fouere./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori