Nga një “lepur gjigant” deri te një aeroplan i rrëzuar, këto foto me dron zbulojnë pamjet e jashtëzakonshme të dukshme vetëm nga ajri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet u kapën nga njerëz nga e gjithë bota dhe u shpërndanë në një galeri magjepsëse në internet.


Ndër imazhet më të mahnitshme është një “vrimë lavamani” e ndërtuar në fund të një rezervuari në Kaliforni.

Një tjetër imazh tregon një stadium të braktisur NFL në Detroit, Michigan, tashmë i mbuluar me mbeturina. /Telegrafi/

Screenshot 17 12 Një aeroplan që rrëshqiti pasi "humbi" pistën gjatë uljes në Trabzon, Turqi

Screenshot 18 11 Lepuri rozë u kap për herë të parë nga një dron në rajonin Piemonte të Italisë Veriore në vitin 2005

Screenshot 19 10 Edhe pse duket si një vrimë natyrale, në fakt është bërë nga njeriu dhe njihet si Vrima Kraken në një rezervuar kalifornian. Ajo ishte projektuar për të mbajtur digën nga tejmbushja

Screenshot 20 8 Kjo është një pamje e The Silverdome që dikur ishte shtëpia e ekipit të futbollit të Detroit Lions. Ai u ble në vitin 2009 nga investitorët për ta kthyer në një stadium futbolli, gjë që nuk ndodhi kurrë

Screenshot 21 3 Kjo foto e "folesë më të madhe të njohur të shpendëve" u shkrep me një dron nga një fotograf afrikano-jugor

Screenshot 22 5 Gratë në këtë foto, Jessica dhe Kelly, nga Kalifornia ishin të vetëdijshme se një peshkaqen i bardhë po notonte me to. Ato po filmonin një dokumentar për marrëdhëniet midis njerëzve dhe peshkaqenëve

Screenshot 23 3 Kjo foto rrëqethëse është bërë në Huntsville, Alabama në vitin 2016 dhe tregon një klloun duke qëndruar në një fushë.

Screenshot 24 3 Kjo foto me dron tregon dëmin e shkaktuar nga uragani Maria kur goditi Puerto Rikon dhe Dominikën