LAJMI I FUNDIT:

Fotografoi fshehurazi mesazhet e të panjohurve dhe i bashkoi në një libër

Fotografoi fshehurazi mesazhet e të panjohurve dhe i bashkoi në një libër

Fotografi Jeff Mermelstein ka shkrepur një seri fotografish – në mënyrë të fshehtë mbi supet e të panjohurve. Ai i bashkoi ato në një libër të ri me titullin “#nyc”, sipas hashtagut të përdorur në postimet e tij në Instagram.

Që nga fillimi i projektit më 2018, Mermelstein ka grumbulluar rreth 1200 imazhe. Ai shpjegon se bisedat janë prekëse, qesharake dhe ndonjëherë absurde. E, teksa kufizohen në disa rreshta anonimë, tekstet janë të mjaftueshme për të krijuar histori të tëra bazuar në informacionin në secilën shkrepje. Të dashuruar që grinden apo miq që njoftojnë shtatzëninë, deri tek persona që nisin kimioterapinë.


Mermelstein thotë se fotografon biseda reale që përcjellin mesazhe sekrete të thella dhe emocione të papërpunuara. Megjithatë, projekti ngre gjithashtu shumë pyetje në lidhje me privatësinë. Megjithëse identitetet e njerëzve në imazhe mbeten të panjohura, bisedat shpesh janë thellësisht intime. /a2news/