LAJMI I FUNDIT:

Fotografohet duke mbajtur kallashnikovin në duar derisa qëndronte jashtë dritares së veturës – policia në San Francisco vihet në kërkim të saj

Fotografohet duke mbajtur kallashnikovin në duar derisa qëndronte jashtë dritares së veturës – policia në San Francisco vihet në kërkim të saj

Po qëndronte jashtë dritares së veturës që ishte në lëvizje, duke mbajtur në duar pushkën automatike AK-47 (kallashnikov).

Departamenti i policisë në San Francisco ka postuar fotografinë e një gruaje duke qëndruar jashtë dritares së veturës Cadillac, që lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.


“Gjatë një ushtrimi ilegal dhe tejkalim shpejtësi në një event në Barneveld & McKinnon, pasagjerja doli nga dritarja duke mbajtur në duar një kallashnikov”, thuhet në kumtesën e policisë së trafikut në San Francisco.

E vetura, skena e të cilës ngjante me ato të filmave të Perëndimit të Egër, më në fund është gjurmuar dhe tani raportohet se është sekuestruar nga policia.

Ekzibicionet me veturë përbëjnë shkelje të rëndë në Kaliforni – që sipas codit 23109 cilësohet si krim.

Megjithatë ata nuk treguan nëse gruaja me pushkë në dorë është arrestuar apo nëse ka shtënë me të – por kanë konfirmuar se janë vënë në kërkim të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori