LAJMI I FUNDIT:

Fotografia në revistën amerikane mobilizon kosovarët, 200 thasë mbeturina largohen nga lumi Erenik

Fotografia në revistën amerikane mobilizon kosovarët, 200 thasë mbeturina largohen nga lumi Erenik

‘Let’s Do It Kosova’, ka organizuar një aksion për pastrimin e lumit Erenik, përkatësisht tek vendi ku bëhen bashkë lumi Krena dhe Ereniku.

Në aksion kanë marrë pjesë mbi 100 vullnetarë, nga ku janë larguar 200 thasë me mbeturina.


I gjithë ky mobilizim erdhi pasi National Geographic, pjesë e një rrjeti medial amerikan me traditë shumë vjeçare dhe me reputacion të lartë, më 18 maj kishte publikuar në Instagram një fotografi të lumit Erenik të mbuluar nga mbeturinat dhe e kishte quajtur këtë ‘pamje të tmerrshme’.

Aksioni i cili zgjati për disa orë është zhvilluar tek Ura që e lidh lagjen Blloku i Ri me fshatin Moglicë.

Aksionit iu bashkuan edhe disa vullnetarë nga “Ta Pastrojmë Shqipërinë”, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Për aksionin e sotëm, Kompania turistike “Dita” ka bërë transportin e vullnetarëve, Kompania “Meridian” ka ofruar ushqim dhe ujë për vullnetarët, ndërsa thasët për mbeturina janë dhuruar nga Kompania “Scampa”.

Thasët e mbushur me mbeturina nga vullnetarët janë larguar nga Kompania “Çabrati”, punëtorët e së cilës i janë bashkuar aksionit të vullnetarëve për pastrimin e Erenikut.

Për organizimin e aksionit, ndihmë kanë ofruar edhe Komuna e Gjakovës, Organizata ‘IFK’, Shoqata e Peshkatarëve dhe organizata të tjera joqeveritare në këtë komunë.

Let’s Do It Kosova shpreson se organizimi i këtyre aksioneve do të ndikojë në rritjen e vetëdijesimit tek qytetarët për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, sidomos lumenjve, gjendja e të cilëve po përkeqësohet dita ditës.

Po ashtu, u bëjmë thirrje edhe institucioneve që të mos lejojnë degradimin e hapësirave publike në këtë mënyrë dhe të marrin masa konkrete për përmirësimin e gjendjes së tyre.

“Një fotografi e lumit Erenik të mbushur me mbeturina ishte publikuar ditë më parë në revistën e njohur botërore National Geographic. Nuk duhet të lejojmë që pamje si kjo të bëhen lajm ndërkombëtar për Kosovën. Është përgjegjësi e secilit qytetar që të ruaj dhe të mirëmbajë hapësirat që janë pronë e përbashkët e të gjithë neve”, kanë thënë organizatorët.

Aksioni i sotëm për pastrimin e lumit Erenik i ka paraprirë aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”, i cili organizohet më 5 Qershor, në Ditën Botërore të Mjedisit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori