Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen.

Ish-vokalisti i grupit “ODA” ka lindur në vitin 1969 në Prishtinë dhe mbush plot 54 vjet.


Ka qenë këngëtarja shqiptare me famë botërore që i ka bërë një dedikim në rrjete sociale duke publikuar disa fotografi të tyre të përbashkëta.

Screenshot 4 4 Foto: Screenshot/Instagram

Në mesin e tyre kanë qenë edhe disa momente të bukura nga fëmijëria, kur krijuesja e hitit “Levitating” ishte e vogël.

“Gëzuar ditëlindjen binjak”, ka qenë shkrimi që Lipa ka bërë krahas këtij postimi.

Screenshot 5 4 Foto: Screenshot/Instagram

Ajo e ka dëshmuar shumë herë se ruan një raport të ngushtë me të atin, meqenëse e ndjek vazhdimisht në çdo koncert apo paraqitje publike.

Krahas Duas, Dukagjini dhe Anesa kanë bashkë dhe dy fëmijë të tjerë: Rinën dhe Gjinin. /Telegrafi/