Giubilo ishte i pranishëm për të parë italianen Jasmine Paolini duke u përballur me australianen Destanee Aiava në raundin hapës të turneut.

Paolini, e renditura në vendin e shtatë, por kjo nuk është ajo që do të kujtohet nga ndeshja, transmeton Telegrafi.


Të hënën, Giubilo postoi një foto të Paolini në llogarinë e tij në Instagram, dhe është një nga imazhet më të bukura sportive që kemi parë këtë vit.

Ajo paraqet sytë, hundën dhe gojën e Paolini-t të rreshtuara në mënyrë të përkryer me dizajnin në reketën e saj.

Kjo është thjesht koha perfekte dhe një kënd perfekt i shkrepjes.

Giubilo është fotograf i stafit për Il Tennis Italiano, dhe ka një mori shkrepjesh të mrekullueshme të dokumentuara në llogarinë e tij në Instagram. /Telegrafi/