LAJMI I FUNDIT:

Fotografët në mbrojtje dhe promovim të natyrës në Shqipëri

Fotografët në mbrojtje dhe promovim të natyrës në Shqipëri

Është një mëngjes fundjave në pikën turistike të Shirokës, nga ku, ky grup fotografësh të jetës së egër po nisen me varkë në një ekspeditë fotografike në Liqenin e Shkodrës, më i madhi në Ballkan.

Periudha e gjatë e pandemisë dhe masat kufizuese kanë nxitur muajt e fundit shumë të rinj që t’i drejtohen natyrës duke eksploruar vende dhe bukuri natyrore thuajse të pashkelura. Edhe këta fotografë u bashkuan gjatë periudhës së pandemisë me pasionin e tyre për fotografinë dhe natyrën.


Jetmir Troshani punon si menaxher projektesh dhe pedagog në Universitetin e New Yorkut në SHBA dhe ishte ideja e tij për të krijuar këtë grup fotografësh të jetës së egër.

Koncepti “Wild Europe” faktikisht ka qenë një brumim i ka vitshëm. Kohët e fundit ka fillu me u konkretizu me projekte. Ideja e këtij grupi, sot edhe qendër, është me bashku të gjithë fotografët e jetës së egër në një komunitet fotografësh, të cilët promovojnë fotografinë e jetës së egër, por, patjetër, edhe mbrojtjen e botës së egër dhe habitatet gjithashtu”, thotë zoti Troshani.

Liqeni i Shkodrës, me larminë e biodiversitetit të tij, është një mundësi e mirë eksplorimi në të katër stinët për forografët. Pedagog në Universitetin Mesdhetar të Tiranës, Ilir Hebovija thotë së tashmë fotografimi është bërë pjesë e jetës së tyre të përjavëshme.

Jetmiri, që është edhe drejtuesi i “Wild Europe”, është edhe shpirti i grupit. Secili prej nesh ka postu herë pas here fotografi, por, prej rreth një viti, kjo është kthy, përveç pasionit, në një fokus të përjavëshëm të grupit, që rrit cilësinë e fotografisë, por që rrit edhe dëshirën për t’u thellu më shumë jo vetëm në atë që ne kemi bërë në mënyrë të rastësishme, por për ta kthyer në një subjekt të përherëshëm zhvillimin e fotografisë së botës së egër në Shkodër”, thotë pedagogu Ilir Hebovija.

Fotografimi i shpendëve në Liqenin e Shkodrës kërkon durim dhe përqendrim, pasi shpendët janë përherë në fluturim. Fotografët e jetës së egër arrijnë të dallojnë llojet e shpendëve dhe tiparet e tyre, ndërkohë që vemendja përqendrohet gjithëhere në kërkimin e shpendëve të rrallë.

Jetmiri thotë se, dëshira për të sjellë jetën e egër përmes fotografisë, është një mënyrë emocionale e promovimit të saj dhe se gjithmonë ka hapsira për zëra të rinj që, ashtu si ata, mbrojnë jetën e egër bashkë me natyrën. Grupi i fotografëve që drejton Jetmiri po përgatitet për një takim, që do të zhvillohet në fillim të korrik, me shumë fotografë të jetës së egër nga Europa, të cilët do të vijnë në Shkodër për të fotografuar, por edhe për të bashkuar artistikisht zërat përmes fotografisë, në mbrojtje të jetës së egër edhe në Shqipëri.

Në jetën e përditëshme, thotë Iliri, çdokush është një vëzhgues i thjeshtë, por, kur i futesh pasionit të fotografisë, kupton se sa shumë ngjyra dhe larmi ka jeta e egër e Liqenit të Shkodrës dhe sa e rëndësishme është që ajo të promovohet, por dhe të ruhet nga të gjithë./Zeriamerikes

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori