LAJMI I FUNDIT:

Foto spektakolare tregon satelitin ISS para diellit

Foto spektakolare tregon satelitin ISS para diellit

U deshën më shumë se tre vjet për të marrë këtë pamje.

Andrew McCarthy bëri një foto që të lë pa frymë. Mund të duket si një film fantastiko shkencor, por është foto më spektakulare që tregon satelitin ISS para diellit, transmeton Telegrafi.


Në Reddit, McCarthy shkruan se ai është duke u përpjekur të fotografojë ISS për 3 vjet ndërsa lëvizë afër diellit.  Dhe kjo është vetëm hera e dytë që ai ka pasur sukses.

McCarthy e fotografoi nga shtëpia e tij në Sacramento, Shtetet e Bashkuara.

McCarthy përdori një teleskop diellor të veçantë për fotografinë. /Telegrafi/