LAJMI I FUNDIT:

Foshnja e parë në Shkup është mashkull, ka lindur një minutë pas mesnate

Foshnja e parë në Shkup është mashkull, ka lindur një minutë pas mesnate
Foto: Ilustrim

Në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup, një minutë pas mesnate ka lindur foshnja e parë në Maqedoni në vitin 2019.

Foshnja është mashkull, peshon 3 kilogram dhe 940 gram dhe është i gjatë 52 centimetra.


Pritet që gjatë ditës së sotme prindërit e foshnjës së parë në Shkup të vizitohen nga funksionarët në vend./Telegrafi/