LAJMI I FUNDIT:

Forumi i Paqes në Paris, Rama: Do paraqes planin për zgjidhjen e luftës mes Izraelit dhe Hamasit

Forumi i Paqes në Paris, Rama: Do paraqes planin për zgjidhjen e luftës mes Izraelit dhe Hamasit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria qëndron me Izraelin në luftën e tij ndaj Hamasit.

Teksa bën të ditur se ditën e nesërme do të jetë pjesë e takimit me liderët e tjerë botërorë që do të mbahet në Paris, Rama thekson se vendi ynë ngre shqetësimin për konfliktin e vazhdueshëm dhe vuajtjet e civilëve në Gaza.


“Nesër më datë 10 nëntor, do t’i bashkohem udhëheqësve të tjerë botërorë në Paris për të diskutuar mënyrat se si mund të ndihmohet popullsia civile dhe me shpresë se mund t’i jepet fund konfliktit në Gaza. Si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por më e rëndësishme akoma si një vend multi-fetar paqësor dhe paqedashës, Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin në vazhdim dhe vuajtjet e tejzgjatura të Gazës.

Ritheksoj, Shqipëria qëndron e palëkundur me Izraelin kundër Hamasit. Megjithatë, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza”, thekson Rama në një deklaratë të publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave.

Rama vuri në dukje se në takimit e Parisit ai do të kërkojë që t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit.

“Në Paris do të theksoj se është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit. Gjithashtu, do të theksoj se ndërkohë që Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme të vetëmbrojtjes, ai duhet ta bëjë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar.

Tejzgjatja e këtij konflikti vetëm ushqen ambiciet e Hamasit për kaos dhe një konflikt më të gjerë. Një ndërprerje e negocuar e armiqësisë aktive është e domosdoshme. ”, shkruan Rama.

Kryeministri nënvizon më tej se ai do t’i kërkojë presidentit francez Emanuel Macron për t’u angazhuar në një plan konkret për të zgjidhur konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

“Në Paris, do t’i kërkoj mikpritësit tonë, Presidentit Macron të Francës, mbështetjen e tij për t’u angazhuar me udhëheqës të tjerë për sa më poshtë:

Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi.

Ripushtimi i Gazës është i papranueshëm. Me lirimin e pengjeve, Izraeli duhet të tërheqë të gjithë forcat nga Gaza.

Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë asnjë të ardhme politike për Hamasin. Nën mandatin e OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin e nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez. Shqipëria është e gatshme të bashkë-sponsorizojë rezolutën e nevojshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për sa më lart.

Me ndërprerjen e të gjithave luftimeve, komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për organizimin e një konference ndërkombëtare donatorësh për të financuar rindërtimin e Gazës”, përfundon Rama./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori