Formula 1 ka lënë pas një tjetër garë të këtij Botërori, Çmimin e Madh të Spanjës të zhvilluar në Barcelonë dhe të fituar nga britaniku Lewis Hamilton, duke lënë pas krahëve të tij gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel.
Por, cilat janë notat e dhëna ndaj pilotëve pas performancës së një dite më parë?
Hamilton 10 – Vlerësimi maksimal, sigurisht nuk mund të mos i shkojë britanikut Hamilton, i cili duket se imitoi idhullin e tij Muhammad Ali, teksa i dha një goditje “KO” rivalit të tij për titullin, pikërisht në momentin më të mirë për Vettel dhe Ferrarin. Kjo edhe si për të harruar garën e Sochit në Rusi. Britaniku e dinte se Botërori mund t’i ikte duarsh, ndaj dhe garoi me intensitetin më të lartë të mundshëm në ditën vendimtare. I ndihmuar edhe nga rrethanat, por edhe strategjia e Mercedesit që fillimisht dukej e destinuar të humbiste, por ishte falë menaxhimit fenomenal të Lewis të gomave të buta, që e nxorën atë fitues.
Vettel 10 – Edhe pse nuk mundi të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumit, gjermani i “kokëkuqes” ishte një luftëtar i vërtetë. E nisi shumë më me grintë që në sekondat e para, kur luftoi rrotë më rrotë me britanikun Hamilton, e parakaloi, por ndoshta gaboi skuderia nga Maranello me strategjinë e ndjekur… Një detaj për t’u theksuar ishte edhe Bottas, i cili jo vetëm nxori jashtë gare Raikkonenin, por shërbeu si “tapë” në momentin që Vettel mund të arratisej nga Hamilton.
Ricciardo 7.5 – Vështirë të festosh për një vend në podium, por duke ditur dominimin e dyshes Ferrari-Mercedes këtë sezon, ky hap i Red Bullit konsiderohet pozitiv. Pikë të rëndësishme pra për australianin.
Verstappen 7.5 – Pas triumfit të një viti më parë nuk mund të kishte fat më të keq për Max. Megjithatë ishte shumë më i shpejtë sesa shoku i skuderisë.
Alonso 7 – Ishte i mrekullueshëm të shtunën, aq sa mund ta “ngrinte në qiell” motorin Honda me lavdërime, por tejet njerëzor të dielën e garës. Një pilot me shumë eksperiencë, për të cilin askush nuk e vë në dyshim se meriton më shumë.
Perez 7 – Për meksikanin nevojitet një fletore për të mbajtur shënim garat radhazi në të cilat ka mundur të rrëmbejë pikë. Një pilot shumë i ri, agresiv dhe me rezultate, aq sa mund t’iu hapë probleme edhe ekipeve kryesore të Formulës 1.
Ocon 7 – Është pikërisht merita e francezit që Force India renditet aktualisht si forca e katërt e Botërorit të Formulës 1. Mund të konsiderohet shumë mirë si kopja e dytë e Perezit, pasi po përfundon gjithnjë e më tepër në zonën e pikëve.
Wehrlein 7 – Oksigjeni për ekipin e tij Sauber. Duke ditur se vjen nga rikuperimi i një frakture në shtyllën kurrizore gjatë provave dimërore, vendi i 8 me Sauberin mund të konsiderohet premtues për të ardhmen.
Raikkonen 6.5 – U nis më mirë sesa Bottas, por bashkëkombasi i tij e detyroi të përplasej me Verstappen në kthesën e parë të pistës. Fatkeqësi që u tërhoq, pasi nëse do të ishte në garë mund të rezultonte produktiv edhe për Vettelin.
Bottas 5.5 – E tradhtoi motori që ishte shfrytëzuar në plot 4 gara. Arriti të kalonte Kimi Raikkonen në start dhe për pak kohë garonte si i dyti duke i hapur rrugën Hamiltonit, pasi kishte penguar më herët Vettelin që të mos merrte arratinë përkundrejt britanikut.
Massa 4 – Katastrofal. Përveçse shkatërroi garën e tij dhe të Alonsos, përplaset edhe me Vandoorne dhe pengoi Vettelin teksa parakalonte makinat më të ngadalta në pistë, një prej të cilave edhe ajo e brazilianit.
Këto vlerësime, sa u përket atyre që lanë më shumë shenja në Çmimin e Madh të Spanjës, por paraqitje të mira ishin edhe ato të Hulkenberg dhe Ericsson, që të dy të vlerësuar me notën 7, ndërsa Sainz Jr. me notën 6.5, i cili edhe pse gjithmonë është aty në sulm, shpesh e ekzagjeron. Kvyat vlerësohet me 6, Grosjean me 5.5, Magnussen me 5, sikurse edhe Vandoorne, ndërsa të fundit, Palmer dhe Stroll me notën 4. /TCh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real
Përballja për titull, si luajtën në tri takimet e para Ballkani dhe Drita
Joao Cancelo: Disa njerëz i dëshirojnë vdekje vajzës sime që nuk ka lindur ende
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel