ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozim-vendimin për fillimin e fushatës kundër përdorimit të narkotikëve dhe formimi i task forcës kundër narkotikëve dhe siguri në shkolla.

Shefi i task forcës është emëruar, Avdullah Hasani ndërsa zëvendës shef për çështje operacionale ka emëruar drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.


Ndryshe kjo është task forca e parë e nivelit të tillë që është themeluar.

Fushata ka filluar duke pasur parasysh raportimet për numrin e madh të përdoruesve të narkotikëve tek të rinjtë dhe problemet e sigurisë në shkolla. /Telegrafi/