LAJMI I FUNDIT:

Formohet Grupi i Deputetëve të Gjelbër në Kuvendin e Kosovës, udhëhiqet nga deputeti i LVV-së

Formohet Grupi i Deputetëve të Gjelbër në Kuvendin e Kosovës, udhëhiqet nga deputeti i LVV-së

Pas më shumë se 1 vjet e gjysmë të krijimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, është formuar Grupi i Deputetëve të Gjelbër në kuadër të Kuvendit.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, duke konfirmuar se do të jetë ai udhëheqës i këtij grupi.


“Është një fitore e vogël që është bë mbrëmë, pas 1 vit e gjysmë insistim, kam arritur të marrë nënshkrimet e nevojshme për krijimin e Grupit të Deputetëve të Gjelbër në Kuvend, që do ta udhëheqë unë. Kjo është bërë me një punë të jashtëzakonshme, mirëpo për arsye të ndryshme nuk është arritur të formësohet ideja. Përfundimisht ka mbaruar dje në seancën e parlamentit”, ka thënë Abazi për KALLXO.com.

Ai ka shtuar se Grupi i Deputetëve të Gjelbër do të jetë një dritare e hapur për bashkëpunim dhe avancim të debatit me shoqërinë civile dhe aktivistët e mbrojtjes së mjedisit.

Që nga 3 tetori portali ka dërguar pyetje te shefat e grupeve parlamentare duke kërkuar të di se pse nuk po formohet Grupi i Deputetëve të Gjelbër që kishte ekzistuar në legjislaturat e përparme. Pyetjet janë dëruar te Mimoza Kusari – Lila, Abelard Tahiri, Arben Gashi, Besnik Tahiri dhe Enis Kervan shef i grupit multietnik.

Ndërsa tek sot me 15 tetor paralajmërohet zhbllokimi për formimin e grupit.

Deputeti Arben Gashi me 3 tetor kishte thënë se nuk është në dijeni pse nuk ishte formuar grupi, ndërsa Kervan ka thënë se nuk iu është kërkuar ndonjë emër për formimin e këtij grupi dhe se nuk ka informata pse nuk është formuar.

Kurse Albena Reshitaj, e cila ka qenë anëtare e këtij grupi në legjislaturën e kaluar të Kuvendit, ka thënë se nuk ka informata.

“Nëse mundesh me e pyet kryetaren e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacollin, se kanë qenë në fillim atëherë në biseda për me formu”, ka thënë Reshitaj.

E deputetja Fitore Pacolli fillimisht me 10 tetor ka kërkuar që pyetjet t’i dërgohen me shkrim, të cilave nuk iu ishte përgjigjur, e më pas me 13 tetor përmes telefonit ka kërkuar kohë për tu përgjigjur.

“Jam duke pritur një konfirmim prej Komisionit, po provoj të jap përgjigje nesër, sepse nuk varet vetëm prej meje”, kishte thënë përmes telefonit Pacolli.

Gjithashtu më 3 tetor pyetje i janë dërguar edhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe stafi i tij, por të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ky grup është jo formal dhe synon të ketë një rol më aktiv për zbatimin e politikave publike dhe legjislacionit në lidhje me mjedisin.

Ky grup pritet të përbëhet nga 13 anëtarë nga secila parti politike parlamentare. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori