Jorge Sampaoli luajti kundër Singaporit duke fituar 6-0 edhe pse në fushë nuk ishte Lionel Messi dhe Gonzalo Higuain.

Ishte ndeshja e dytë e trajnerit argjentinas nën drejtimin e kombëtares dhe fitorja e dytë e tij.


Por ajo që bëri përshtypje ishte formacioni që e hodhi në fushë.

anglia 12 1 Argjentina e sotme

Trajneri që njihet për ndryshime të formacioneve hedhin në fushë formacionin me dy mbrojtës, tre mesfushorë dhe pesë sulmues.

argejtnina 112 Formacioni startues

Sampaoli e ndiente avantazhin në kualitet dhe kërkonte të dominonte që nga minuta e parë dhe ashtu doli.

Golat e sfidës u shënuan nga Correa, Gomez, Paredes, Alario dhe Di Maria.

Ai te Sevilla së fundmi luante me formacionin 3-1-3-3. /Telegrafi/

telegrafi sport app