Superliga e Kosova e ka mbyllur edhe javën e 17-të ku nuk kanë munguar ndeshjet derbi dhe rezultatet befasuese.

Në kryendeshjen e kësaj jave, Prishtina e ka mposhtur si mysafir Gjilanin me rezultat 3-0.


Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Drita si mysafir ndaj Drenicës.

Ballkani e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2-0, ndërsa Feronikeli ka fituar kundër Besës (3-0).

Llapi e ka befasuar Arbërinë duke e mposhtur si mysafir me rezultat 2-1.

Telegrafi ua sjell më të mirët në secilën pozitë për këtë javë.

Portier

Në portë është gardiani i Dritës, Leutrim Rexhepi, që në mungesë të Faton Malokut është duke bërë paraqitje mjaftë të mira.

Ai në Skenderaj e mbajti portën e paprekur, duke bërë disa pritje mjaftë të rëndësishme.

129815793 10218100302954430 1135137823378834606 o

Mbrojtja

Faza e mbrojtjes vjen me tre. Në të djathtë është Ardian Limani, që bëri paraqitje shumë të mirë ndaj Drenicës, duke dhënë edhe dy asistime në fitoren 3-0.

129161294 3617026118354448 5775178259392466454 o

Në qendër është Leotrim Bekteshi, që si kapiten në ndeshje ndaj Gjilanit, u paraqit shumë mirë, duke fituar pothuajse çdo duel ndaj sulmuesve gjilanas.

130774602 10159504142508538 3157566928296705207 o

Në të majtë është Elvis Prençi i Llapit, që shënoi golin e parë në ndeshje ndaj Arbërisë, në stilin e sulmuesit.

Mesfusha

Mesfusha vjen me katër lojtarë. Edvin Kuç i Ballkanit është në qendër, pas paraqitjes së mirë ndaj Trepçës ’89, duke shënuar edhe gol. Më të në krahë është Argjend Malaj që u kthye nga suspendimi me gol.

127283796 10220277673344516 4815590341768026320 o

Në krahë është Almir Ajzeraj i Dritës që shënoi ndaj Drenicës, ndërsa në krahun tjetër ka zënë vend Gauthier Mankenda që ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen e Gjilanit me depërtimet e tij.

Sulmi

Reparti i sulmit vjen me tre. Kastriot Selmani në të djathtë, pasi shënoi gol të bukur ndaj Arbërisë dhe bëri një paraqitje shumë të mirë në përgjithësi.

130969488 1492979847560831 2436083969856334722 n

Në të majtë Adem Maliqi, që shënoi gol ndaj Besës dhe shkëlqeu me depërtimet e tij.

Në krye të sulmit është Leotrim Kryeziu i Prishtinës, që po vazhdon me gola, duke e mbajtur skuadrën e tij në kontakt me skuadrat e kreut.

130816277 10217910840277250 586298028859466400 n

Trajner

Për trajnerin e javës edhe pse kishte dilema mes Ardian Nuhiut dhe Zekirija Ramadanit, epiteti i më të mirit i takoi këtij të fundit.

Zekirja Ramadani

Skuadra e tij fitoi në një terren shumë të vështirë si ai në Gjilan, duke e limituar skuadrën vendase në pak raste shënime. /Telegrafi/

post template 1

telegrafi sport app